Në përfundim të mbledhjes së komitetit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE, mazhoranca ka rrëzuar me 7 vota, propozimin e eurodeputetes Doris Pack për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me shumicë dhe kryesim nga mazhoranca. Në bazë të këtij propzimi të mbështetur nga eurodeputetët dhe nga opozita, por që u kundërshtua nga mazhoranca, zonja Pack parashikonte që komisioni hetimor të drejtohej dhe të kishte shumicë opozitën dhe mandati i punës së tij të ishin kutitë e materialeve zgjedhore ndërsa për kutitë e fletëve të votimit të shprehej Gjykata Kushteteuse. Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian Eduart Kukan në përpjekje për të gjetur konsensus ka kërkuar që në emer të kompromisit palët ta miratojnë këtë draft. Mazhoranca ka kërkuar që në këtë propozim të përfshihej shprehimisht edhe fjala në bazë të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor gjë që është kundërshtuar nga eurodeputetët dhe socialistët.