Tiranë – Ristani, Kodi Zgjedhor parashikon asgjësimin e fletëve të votimit

Thursday, December 11, 2025

Ky asgjësim bëhet për faktin që kutitë të jenë gati për zgjedhjet e pjesshme vendore dhe për procesin e zgjedhjeve të përgjithshme lokale. Kreu i PS-së Edi Rama, tha se kutitë e votimit të 28 qershorit nuk duhet të preken pasi kështu zhduken provat e manipulimeve, por për kreun e KQZ-së Arben Ristani një gjë të tillë e parashikon Kodi Zgjedhor. Ai theksoi se asgjësohen materialet zgjedhore pas certifikimit të rezultatit dhe në përfundim të fazës së ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor. “Asgjësimi i materialeve zgjedhore është një procedurë që parashikohet në Kod, kjo bëhet me vendim zyrtar sipas nevojave. Kutitë duhet të jenë bosh për zgjedhjet e pjesshme dhe zgjedhjet e përgjithshme lokale. Në rast se do na duhen kutitë e 28 Qershorit sigurisht që do ti përdorim. Ligji nuk zbatohet njëherë nga e majta njëherë nga e djathta”,deklaroi dje kreu i KQZ-së Arben Ristani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -