Tiranë – Rishqyrtohen propozimet e PS

Nga ana e tij, deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri në fjalën apeloi komisionin të miratojë projektligjin si një shenjë e vullnetit për zgjidhje, duke shtuar se ligji i jep fund krizës dhe sjell më shumë transparencë në procesin zgjedhor. Konkretisht, në njërën prej këtyre nismave socialistët kërkojnë të sanksionojnë me ligj hapjen e kutive të votimit, kur këto kërkohen nga shumica e anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar. Ndërkaq, nisma tjetër e paraqitur prej PS-së lidhet vetëm me zgjedhjet e 28 qershorit 2009, ku selia rozë propozon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar të përbërë nga 15 anëtarë, ku shumica i takon partisë më të madhe të opozitës.

Advertisement