Sipas tyre, drejtuesit akuzohen për dëmtim të pronës publike si dhe shkelje të normave të sigurisë në punë. Në padinë ë tyre përfaqësuesit e RISHM deklarohen se veprimtaria e këtyre ditevë po rrezikon jetën e minatorëve. Katër inspektorë të Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, hynë sot brenda minierës së Bulqizës ku prej 16-të ditësh vijon greva e urisë. Specialistët e RISHM-it të shoqëruar edhe nga minatorët inspektuan nga afër gjendjen brenda në galeri. Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave i kërkoi dje Ministrisë së Ekonomisë, mbylljen e përkoshme të minierës së Bulqizës, deri në rikonstruksionin e saj. Sipas RISHM pezullimi i punës për një kohë të gjatë në minierë do të çojë në degradimin e saj. Kërkesa u pranua nga Ministria e Ekonomisë, e cila ka vendosur pezullimin e përkohshmë të shfrytëzimit të minierës së Bulqizës, deri në rehabilitimin e saj.


