Për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I, ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Republikën Franceze. Qeveria vendosi që ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog I, të organizohet më 17 Nëntor 2012. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme.