Ndërkaq, anëtari i këtij Këshilli, Ylli Gura, konfirmoi se kjo mbledhje u vuri kapak konflikteve të deritanishme në selinë e Komunitetit Mysliman, duke rikonfirmuar Selim Muçën në krye dhe duke shkarkuar disa persona të tjerë. Mësohet se konkretisht, të shkarkuarit nga mbledhja e sotme e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman janë Besim Trusi, myftiu i Tiranës; Ilir Vokshi, kreu i Këshillit; Ali Hallaci, myfti i Kukësit dhe Bujat Topçiu, anëtar i Këshillit të Komunitetit Mysliman. Ndërkaq, bëhet me dijeni se grupi kundërshtar i kreut të Komunitetit Mysliman, ka paralajmëruar se do të mblidhet po sot, por në Medresenë e Kavajës për një mbledhje të posaçme.