Tiranë | Rezoluta e vendorëve i niset përfaqësuesve të mazhorancës

Shoqata e bashkive, shoqata e këshillave të qarqeve dhe shoqata e komunave, i kanë nisur zyrtarisht Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, rezolutën për reformën decentralizuese, administrative dhe territoriale.

Në konferencën e zhvilluar me 2 korrik u votua në unanimitet platforma për reformën e vetëqeverisjes vendore. Të zgjedhurit vendorë kanë njohur zyrtarish dy krerët më të lartë të shtetit, Kryetarin e Kuvendit Meta dhe Kryeministrin Rama me parimet e konventës, të cilat janë: “Decentralizimi, zgjerimi e konsolidimi i autonomisë vendore duhet të jetë drejtimi themelor dhe udhëheqës i reformës. Reforma duhet të bazohet dhe udhëhiqet nga parimet e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe përfaqësuese, të shërbimit sa më pranë qytetarit, të partneritetit dhe bashkëpunimit, të shpërndarjes së drejtë të burimeve dhe mbështetjes së njësive vendore me mundësi më të pakta, të transparencës dhe llogaridhënies sa më pranë qytetarëve dhe komunitetit. Riorganizimi territorial i njësive të qeverisjes vendore në çdo nivel duhet të pasqyrojë identitetin e komunitetit të banorëve të krijuar përgjatë historisë dhe ta harmonizojë atë me funksionalitetin e njësive të reja qeverisëse.Procesi i hartimit të reformës decentralizuese, administrative e territoriale dhe miratimi i saj të kryhet vetëm përmes konsensusit të plotë politik në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo komunitet vendor të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin pro apo kundër ndryshimit të kufijve vendorë, siç sanksionohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, në konventën e të zgjedhurve vendor, shpalli parimet e konventës dhe vendosi si kusht konsensuesin, duke filluar reformën administrative territorjale nga decentralizimi i pushtetit vendor dhe jo nga harta e ndarjes teritoriale, duke pohuar se “konsensusi politik është hallka kryesore e realizimit të reformës administrative, si një minimum, pasi një palë kurrë nuk e ka bërë vetë, por që eshtë bërë dhe duhet të bëhet së bashku”. Ndërkohë, kur reforma administrative territoriale është në muajn e fundit të përmbylljës së konsultimeve, dhe afati përfundimtarë është 31 korriku 2014, opozita nuk ka një objeksion të qartë për konsensuesin e kërkuar, pasi po sot ngulmon në parimet e rezolutës të të zgjedhurve vendore, duke njohur zyrtarish, përfaqësuesit e mazhorancës Meta-Rama.

Advertisement