Tiranë – Replika mes Rucit e Berishës në Kuvend

“Mos kërkoni të privatizoni çështjen e privatizimit të vizave. Nëse PE votoi, ishin si të majtët dhe të djathtët që u përshëndetën për procesin”, tha kryetari i Grupit socialist. Ruçi bëri me dije se kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje krerëve të BE-së, që të ndahet kriza politike në vend nga procesi i liberalizimit të vizave dhe opozita të kërkojë zgjidhje në institucionet e Bashkimit Europian. “Keni aplikuar për vend kandidat. Edhe sot e kësaj dite ka pikëpyetje dhe probleme. Këtu do të duken hapat që keni hedhur ju. Mënyra sesi përafroni stabilitet politik, luftën kundër krimit, korrupsionit”, nënvizoi Ruçi. Gramoz Ruçi replikoi me kryeministrin edhe për çështjen e investimeve në infrastrukturë, për të cilën deputeti i tha kryeministrit se në pesë vjet qeverisje nuk ka shtruar asnjë kilometër rrugë në zonën e Tepelenës. “Është për të ardhur keq por sot pas 5 vjetësh ju nuk shtruat asnjë km rrugë. Ky është shpërblimi për ata pashkollësit e mi të Tepelenës”, tha Ruçi. Ai i kujtoi kryeministrit disa rrugë të cilat ishin asfaltuar nga koha kur socialistët ishin në pushtet, rrugë të cilat për pak kilometra të mbetura për tu asfaltuar ende nuk janë realizuar nga qeveria Berisha. Andaj, theksoi Ruçi, “Hap dritën jeshile dhe ngri komisionin hetimor dhe të votojmë më pas ligjet”. “Nuk ka reformë pa transparencë”, theksoi zoti Ruçi, duke nënvizuar se PS nuk ka besim në gjykatat shqiptare, për arsyen e thjeshtë se ato manipulohen nga pushteti yt”, i tha deputeti Ruçi, Kryeministrit Berisha. Por, Kryeministri replikoi duke i thënë Ruçit, se i keqinterpretoi fjalët. Sipas kryeministrit socialistët nuk kanë votuar reformat për heqjen e vizave, ligjin për anti-diskriminimin mjaft ligje të rëndësishme.

Advertisement