Tirane – Reforma ne sherbimin e urgjencave

Në fakultetin e mjekësisë në Univeritetin e Tiranes do të hapet një degë e re për përgatitjen e mjekëve të urgjencës. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, e cila ka deklaruar se ky kurs 4- vjeçar do të jetë një profil i specializuar për këtë shërbim. Godo ka deklaruar gjithashtu se shërbimi i urgjencave do t’i nënshtrohet një reformimi dhe për këtë janë projektuar disa nisma konkrete, që kanë të bëjnë më përmirësimin e infrastrukturës, plotësimin me aparaturat dhe pajisjet e nevojshme, si dhe formimin e duhur profesional. Ndërkaq ekipe mjekësh të specializuar dhe drejtues të shëndetësisë nga rajoni i Piemontes, Itali kanë nisur një kurs 1-mujor për trajnimin e mjekëve tanë të shërbimit të urgjencave. Janë rreth 50 bluza të bardha nga ky shërbim, të cilët madje do të shkojnë dhe në shtetin fqinj për t’u njohur me praktikat më të mira profesionale.

Advertisement