Kosove – Shtyhet procesi i pare gjyqesor

Eshtë shtyrë procesi i parë gjyqësor i planifikuar për tu mbajtur dje në Gjykatën e Mitrovicës, për shkak të protestave të 150 ish punëtorëve serbë, të cilët kërkojnë rikthimin në vendet e punës. Seanca do drejtohej nga dy gjyqtarë dhe një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it, në procesin ndaj dy të akuzuarve serbë, të dyshuar për vjedhje në Leposavic gjatë vitit 2007. Gjykatësi kryesor ka vendosur ta shtyjë gjykimin për shkak të këshillave serioze lidhur me situatën e sigurisë, duke mos bërë të ditur një datë të re për zhvillimin e kësaj seance. Gjykatat në veri të Mitrovicë janë bllokuar që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Advertisement