Tiranë | Reagon Ruli: Rama po shfrytëzon grevën e minatorëve

Friday, January 16, 2026

Nëpërmjet një konference për shtyp ministri Ruli deklaroi se presioni dhe shpifjet e Ramës vijnë pasi ai i njeh vetes historikun e tij të frikërave në marrëdhëniet me institucionet. Ruli i kujtoi kryesocialistit se si e mbërtheu paniku për hetimet ndaj korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, dhe si shtatlartë arriti madje edhe të fshihej pas shtatit të vogël të deputetit Erion Braçe. Ministri Ruli siguroi se akuzat ndaj tij sa i përket minierës së Bulqizës do të zbardhen duke nxjerrë në dritë jo një megaskandal, por një shpifje të Ramës. Duke theksuar se kryesocialisti Rama po shfrytëzon me paturpësi ngjarjet në minierën e Bulqizës, grevën e urisë së minatorëve, Genc Ruli theksoi se listës së komplekseve të Ramës i janë shtuar edhe frikërat e humbjes në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Ruli nënvizoi se Rama këdo që e sheh si shkaktar të humbjes nuk e quan kundërshtar, por armik. Në këtë pikë Ruli i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të ndalë presionet ndaj institucioneve duke saktësuar se shefi i selisë rozë me aksionin e tij të njohur i ka hyrë një rruge të pashpresë për të goditur të gjitha institucionet dhe politikanët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -