Tiranë – Reagon PS për pushimin e cështjes ndaj Mediut, përgjegjësit e Gërdecit të vihen para drejtësisë

Tuesday, December 16, 2025

Përmes një deklarate për shtyp, deputeti i PS, Sajmir Tahiri ka kërkuar nga institucionet e ligjit që t’i shkohet deri në fund, tragjedisë së Gerdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. “Ky është një vendim turpi që nuk jep drejtësi por fsheh kriminelët dhe hajdutët shtetëror që për hir të interesave korruptive, shkaktuan 26 viktima dhe lanë në mëshirë të fatit familjarët e tyre. Ky është një vendim skandaloz që fsheh të vërtetën e tragjedisë së Gërdecit pas imunitetit fals të Fatmir Mediut dhe shefave të tij në qeveri”, tha Tahiri. Sipas tij, Partia Socialiste nxit institucionet përkatëse të vazhdojnë përpjekjet ligjore për të materializuar çdo iniciativë që lejon legjislacioni në fuqi për të zhveshur edhe një herë Fatmir Mediun nga imuniteti parlamentar dhe për t’i dhënë rrugë veprimit ligjor që do nxjerrin përgjegjësitë përkatëse dhe dënimin maksimal për fajtorët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -