“Para pak minutash, për shkak të Berishës dhe degjenerimit që po i bëhet procesit zgjedhor, me urdhër të tij KQZ nuk i ofron popullit rezultatin real të zgjedhjeve” u shpreh kryetari i Asamblesë të PS, Gramoz Ruci. Partia Socialsite akuzon kryeministrin Berisha se po cenon rëndë standardet e zgjedhjeve, “duke u munduar të marrë një mandat që nuk ja dha populli në 28 qershor”. Ruci i bëri thirrje Berishës të mos i imponohet popullit si kryeministër. “Deklarata është një shkelje e kushtetutës dhe e kodit elektoral, në zbatim të urdhërit të kryeministrit” theksoi Ruci.