Në një deklaratë për mediat, Peçi tha se komisioni është i jashtëligjshëm. Ai u ndal në kërkesat për tabulatet telefonike të deputetëve dhe drejtuesve të shtetit. “Ligjet mbrojnë privatësinë, komisioni nuk mund të marrë atributet e prokurorisë”, tha Peçi. Ai hodhi poshtë dhe mundësinë që Presidenti i vendit, Bamir Topi të jetë i pranishëm për të dëshmuar në këtë komision. Peçi u shpreh se “komisioni nuk mund të thërrasë presidentin” dhe se një pjesë e procedurës së tij është në shkelje me ligjin. “Presidenti e ushtron veprimtarinë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. Presidenti nuk mund të thirret siç e kërkon komisioni”, tha ai.