Gjatë një deklarate për shtyp Merxhani ka hedhur poshtë akuzat e opozitës duke theksuar se ato janë shpifje para opinionit publik në lidhje me shkaktarët e përmbytjes në zonën e Shkodrës. “Qeveria dhe ndërmarrjet e saj nuk kanë importuar asnjë kilovat orë energji elektrike që mbas privatizimit të OSSH-së, dhe se importi bëhet vetëm nga ky institucion me fondet e tyre sipas detyrimeve kontraktore të privatizimit” deklaroi zëdhënësja e ministrisë së Energjetikës.