Në këto kushte komisioni i Ligjeve, në zbatim të nenit 87, pika 2 të Kushtetutës, e quan votimin të kryer edhe kur në konkurim nuk paraqitet asnjë kandidat. Kështu thuhet në raportin e hartuar nga komisioni i Ligjeve, i mbedhur sot për shqyrtuar kandidaturat eventuale për president. Sipas rregullores parlamentare deri në ora 09:00 të ditës së sotme procedura ishte e hapur për të paraqitur kandidaturat, ndërsa pas kësaj ore fillonte detyrimi i komisionit të Ligjeve për të marrë në shqyrtim kandidaturat eventuale dhe për t’i paraqitur raportin përkatës seancës plenare. Mazhoranca e djathtë vendosi mbrëmë të propozojë si kandidat të sajin për postin e presidentit të ri të Republikës anëtarin e Gjykatës Kushtetutese, Xhezair Zaganjorin.