Tiranë | Presidenti i ri, raundi i dytë pa kandidat

Kuvendi-i-Shqiperise

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në fillim të seancës i njohu deputetët me relacionin e komisionit të Ligjeve, ku konstatohet se në Kuvend nuk është depozituar emri i një kandidati zyrtar për postin e Kreut të shtetit dhe në këto kushte, sipas ligjit, ajo tha se edhe raundi i dytë i votimit quhet i kryer. Kryetarja Topalli njoftoi më pas për thirrjen pas një ore të Konferencës së Kryetarëve për të vendosur datën e zhvillimit të raundit të tretë për votimin e presidentit të Republikës. Sipas rregullores, raundi i tretë zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të dytë. Ndërkohë, pritej që raundi i sotëm në parlament të konsumohej pa votim, pas takimit pa një rezultat konkret të zhvilluar të dielën në mbrëmje mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama.