Një ditë më parë, në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve, opozita kërkoi që votimi i dytë të mbahej më 5 qershor, ndërsa mazhoranca u shpreh për datën 4 qershor. Për shkak të mungesës së konsensusit u ra dakord që zgjedhja e një prej alternativave të bëhej sot me votim në parlament, sipas rregullores. Dje Kuvendi konsumoi raundin e parë pa votim, pasi në konkurrimin për garën presidenciale nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar. Më herët mazhoranca propozoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori për postin e Kreut të shtetit, por pa e depozituar zyrtarisht në komisionin e Ligjeve, ndërkohë që opozita u shpreh kundër saj.