Tiranë | Raportuesit e KE: klima politike është përmirësuar

alt

“Gjatë vizitës sonë kemi vënë re progresin e Shqipërisë dhe bashkëpunim mes palëve sipas standardeve të Europës”, tha gjatë një konference për shtyp, parlamentari çek, Tomas Jirsa. Sipas tij, “krahasuar me qershorin 2011, kur vizituam Shqipërinë, situata është më e mirë, më e qetë dhe jemi të vendosur të ndihmojmë Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE”. Duke u ndalur tek ngjarjet e 21 janarit, Jirsa theksoi se institucionet e pavarura duhet të hetojnë deri në fund çështjen. “21 janari është një çështje ende në hetim, institucionet të lihen të pavarura dhe të lira të hetojnë për të nxjerrë rezultatin”, theksoi ai. Ndërsa parlamentari moldav Petrenco, vuri në dukje se “klima politike në vend është shumë më e mirë sesa monitorimi i 2011″. Ai u ndal tek zgjedhjet e adhshme presidenciale, duke theksuar se “u siguruam që Kushtetuta do të zbatohet dhe ato nuk do të bëhen burim tensioni midis palëve”. Petrenco tha se “heqja dhe kufizimi i imunitetit është çështje e rëndësishme”.

Advertisement