Gjithashtu Rama theksoi se mbrëmë u pa një episod lidhur me llumin e korrupsionit të Saliut që prej vitesh po bën kërdinë me Hecet dhe me tecet, dhe me çdo pasuri të shqiptarëve. “Sot ndodhi diçka më e rëndë pasi ai që duhej të largohej së bashku me “zëdhënësin” dhanë provën pse janë bërë bashkë. Është e padrejtë të thuhet që në atë pazarllëk ishte vetëm Meta por sot u kuptua që është edhe Saliu” shtoi më tej Rama. Ndërkohë Rama u shpreh se reagimi i PS-së për këtë çështje do të jetë i fortë, ashtu siç pritet edhe nga opinioni. “E di që shqiptarët presin një reagim të fortë. Premtoj se ky reagim nuk do të mungojë. Asambleja Kombëtare do të shpall konkluzionet dhe reagimet përkatëse. Por është sot dita që çdo shqiptar të shohë të vërtetën”, tha Rama.