“Uroj festën e Kurban Bajramit të gjithëve dhe veçanërisht njerëzve në nevojë. Të gjithë atyre që janë në fund të muajit dhe nuk ndihen mirë se s’kanë të ardhura të mjaftueshme, gjithë atyre që kanë njerëzit e dashur larg”, tha Rama. Kreu i PS uroi të gjithë ata, që sipas tij, kanë nevoje për dritë, shpresë dhe për kurajo dhe që janë shumica. “Uroj me gjithë zemër që nesër të jetë më mirë dhe padyshim do të jetë”, përfundoi Edi Rama.