Tiranë – Rama u bën thirrje vendorëve për protesta

“Është koha që të gjitha bashkitë dhe komunat që mbrojnë interesat e qytetarëve, të shprehin ambicjen e komuniteteve për një jetë cilësisht më të mirë ku do të angazhohen në një lëvizje të madhe sensibilizuese dhe protesta në të gjithë territorin e Shqipërisë”, tha Rama. Duke e cilësuar bisnesin si motor të ekonomisë në vend ,Rama tha se tashmë ky motor po shuhet. Vendimet antikushtetuese të qeverisë kanë rënduar barrën ndaj biznesit dhe kanë zbrazur arkën e pushtetit vendor duke i shërbyer vetëm atyre që qëndrojnë afër oborrit të pushtetit. “Tanimë kriza ekonomike nuk është as duke trokitur dhe as duke kapërcyer pragun e derës. Kriza është duke u ulur në cdo tryezë të familjeve shqiptare që nuk janë të lidhura me oborrin e pushtetit”, tha Rama. Sipas tij, kjo qeveri ka mungesë vizioni dhe nuk ka asnjë plan për ekonominë e vendit, pasi brenda 5 viteve ka ndërhyrë 60 herë në sistemin fiskal. “Ndaj në mbrojtje të qytetarëve duhet të mobilizohemi në protesta në mbarë vendin”, tha Rama.

Advertisement