Tiranë | Rama: Tirana do të kthehet në kryeqendër e re ekonomike

Friday, January 16, 2026

Gjatë inspektimit të punimeve në Fushën e Aviacionit, në kryeqytet, Rama u shpreh se synimi i opozitës është që ta kthejë Tiranën, “në një kryeqendër të re ekonomike, një kryeqendër që të jetë një zhvillim i rëndësishëm urban. Në 8 Maj shqiptarët duhet të hedhin votën e tyre për të vetmen rrugë. Tirana është një pikë referimi për gjithë vendin”. Kreu i PS-së u ka bërë apel qytetarëve të Tiranës që të marrin pjesë në votime dhe të thonë fjalën e tyre. Ai shtoi se ata që ndjehen të përbuzur nga politika e qeverisë në gjithë vendin duhet të mendojnë se “8 Maji është dita ku secili ka në dorë fuqinë që i jep vota”, tha Rama.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -