Tiranë | Rama: të Premten do të demonstrojmë kundër padrejtësive

Në një deklaratë për mediat, kreu opozitar Rama u shpreh se ditën e Premte qytetarët do të ftohen të demonstrojnë kundër padrejtësive në këtë vend dhe do të kërkojnë normalizimin e situatës në vend. Ai deklaroi se do të protestohet për “paqe në emër të bashkëjetesës demokratike që garantohet në emër të zgjedhjeve të lira”. Kreu i PS-së konfirmoi edhe një herë qëndrimin e mbajtur më parë se “me të tillë gjendje nuk ka zgjedhje vendore në datën 8 Maj”. Kryesocialisti theksoi se drejtësia duhet të vendoset për “masakrën e 21 Janarit me zbatimin e 6 urdhër-ndalimeve për drejtuesit e gardës”.

Advertisement