Tiranë – Rama: të ndryshohet buxheti 2011, investime në mbrojtjen nga përmbytjet

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama ritheksoi se përmbytjet shprehin qartë momentin e ballafaqimit me falimentimin e shtetit dhe e një politike të vjetër dhe të mbrapshtë që sipas tij ka arritur kulmin e fuqisë së saj shkatërruese. “Fatkeqësisht, qoftë edhe nga konsultat me ekspertë por edhe nga programi ynë faktet flasin fare qartë se gjëndja katastrofike mbi gjithë territorin e vendit është rezultat i braktisjes së detyrës nga shteti, jo sot por prej 20 vjetësh. Shqipëria është një vend i ekspozuar për pozicionin e vetë gjoegrafik nga erozioni por jo ndaj kënetizimit si proces natyror” theksoi Rama. Sipas tij, shteti jo vetëm që nuk janë marrë masa mbrojtëse, por janë zhbërë parametrat e mbrojtjes së garantuar nga një sistem i shkatërruar tërësisht. “Gjendja ishte tërësisht e parandalueshme, por gjëndja e kullimit është katastrofale dhe Berisha nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga ato që kanë ndodhur” theksoi Rama duke shtuar se gjëndja ishte tërësisht e parandalueshme. Gjithashtu kreu i PS-së Rama theksoi se opozita ka bërë një përllogaritje të dëmit nga përmbytjet që kap shifrën e 260 milionë eurove por që sipas tij kjo faturë është në rritje. Ndërkohë sipas Ramës një nga masat që duhet të ndërmerren është edhe ndryshimi i buxhetit për vitin 2011. “Rialokimi drastik i buxhetit të vitit 2011 për shpenzimet e kësaj lufte, me një plan të ri investimesh që adresojnë mbrojtjen nga përmbytjet, janë të gjitha elementët që ne të mund të garantojnë rrënjësimin e buxhetit dhe bëjmë që në dimrin e ardhëshëm të jemi më pak të rrezikuar” theksoi më tej Rama.

Advertisement