Në fjalën e saj Rama ka deklaruar se prokurorët duhet të kenë më shumë lehtësi në hetimin e zyrtarëve. “Të kalojmë pengesat që hasim në hetimin e zyrtarëve të lartë”, ka deklaruar Ina Rama. Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode, i pranishëm në takim, është shprehur se qeveria ka dhënë gjithë mbështetjen e saj për njësitë task forcë. “Zyra e parandalimit të pastrimit të parave ka bllokuar 4 milionë euro dhe ka dërguar për hetim 190 raste”, ka pohuar Bode.

Advertisement