Në një konferencë për mediat duke iu referuar seancës së djeshme parlamentare, kreu i selisë rozë theksoi se nëse kryeministri Berisha nuk jep dorëheqjen atëherë situata do të përkeqësohet pasi populli po merr fuqinë e tij. “Gjendja është e rëndë, zgjidhja është e thjeshtë. Koalicioni i turpit nuk mund të jetë më qeveria e shqiptarëve”, tha Rama duke shtuar se zhvillimet e fundit, po e fusin gjithnjë e më shumë Saliun në konflikt me popullit. “Saliu po provokon popullin, që këtë herë e ka kapur në flagrancë me Ilir Metën” theksoi më tej Rama duke shtuar se demonstrata mund të sjellë reagimin e popullit mbi lëvizjet politike dhe PS-ja nuk mund ta kontrollojë politikisht situatën. Duke iu bërë sërish thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në demostratë, kreu i PS-së Rama theksoi edhe njëherë se ajo nuk do të bëhet për të mbëshetur PS-në, por për t`i hequr pushtetin nga duart Berishës.


