Tiranë – Rama takohet me persona me aftësi të kufizuara

Rama u shpreh se prioritet do të ketë rishikimin e sistemit të vlerësimit të paaftësisë duke kaluar nga një vlerësim thjesht mjekësor, në një vlerësim mjekësor dhe social. Gjithashtu në programin e tij parashikohen lehtësira për paisjen me karburant të kësaj kategorie të shoqërisë. “Ne do ta rrisim shumën e rimbursimit të karburantit për ju që keni nevojë për mbështetjen e shoqërisë në mënyrë që cdo person me aftësi të kufizuar të marrë atë sasi karburanti që i nevojitet”, deklaroi Rama. Ai tha se programi qeverisës i PS-së parashikon krijimin e kartës sociale që, sipas tij, do të sjellë një revolucion. “Duam të krijojmë kartën e të drejtave sociale e cila në bazë të profilit individual do t’i japë mundësi cdo qytetari të përfitojë në mënyrë transparente shërbimin social, arsimor kulturor dhe shëndetësor”, është shprehur Rama.

Advertisement