Tiranë – Rama takohet me ish-punonjësit e policisë

“Ne duam dhe do të ndërtojmë një strukturë të integruar të sigurisë kombëtare e cila do të jetë përgjegjëse për vlerësimin e faktorëve të rrezikut që i kanoset sigurisë dhe do të planifikojë politikat e integruara të ndërhyrjeve sipas rasteve”- u shpreh Rama para ish punonjësve të policisë. “Kjo strukturë do të hartojë politikat për rendin e sigurinë publike për shërbimin e emergjencave civile për sigurimin e qarkullimin e informacionit të klasifikuar dhe sigurisht për mbrojtjen e integritetit territorial” deklaroi me tej kreu i Partisë Socialiste. Sipas tij, pas 28 qershorit qeveria do të kthejë policinë në simbol të shtetit dhe nuk do të tolerojmë më që të jetë karikatura e pushtetit. “Nuk mund të vazhdohet më me denigrimin e figurës së policisë. Shtetit i duhet një polici dhe jo shumë polici si strukturat aktuale dhe se një Polici e Shtetit Shqiptar do të ekzistojë pas zgjedhjeve të 28 qershorit” tha Rama.

Advertisement