Tiranë – Rama: seanca e djeshme plenare ishte e turpshme

Në një konferencë për shtyp kreu i opozitës theksoi se kryeministri Sali Berisha nuk tha asgjë të mirë për shqiptarët në prag krishtlindjesh por sipas tij nxorri vetëm broçkulla nga goja. “Mbrëmë pamë një kryeministër që nuk bëri asgjë, nuk shtoi asgjë në buxhetin që nuk tha asgjë në prang të Krishtlindjesh për pensionistët që nuk do të marrin shpërblimin, me orë të tëra nuk tha asnjë gjë të mirë për shërbimet mjekësore,nuk tha asnjë fjalë të mirë për pronarët dhe të përndjekurit dhe tregoi që s`ka ndërmend t`i ndal përmbytjet” theksoi Rama. Ai ka theksuar se kryeministri Berisha ka sëmurë shqiptarët me virusin e gënjeshtrës, shpifjes dhe përbuzjes. “Dje nuk u zgjidh asgjë por u pa që Saliu jo vetëm i ka vjedhur zgjedhjet, jo vetëm kërkon të vjedhë edhe zgjedhjet e ardhshme por u kuptua mirë që vjedhja e zgjedhjeve është rrënja e të gjitha të këqijave të tjera” theksoi më tej Rama.

Advertisement