Këtë deklaratë Sannino e bëri gjatë takimit të zhvilluar pasditen e sotme me kryesocialistin Edi Rama, ku ky i fundit shprehu angazhimin e plotë të Partisë Socialiste për përmbushjen e reformave të domosdoshme për procesin e Integrimit Europian. Kreu i selisë rozë ngriti shqetësimin për funksionimin e shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit, si dhe gjendjen e demokracisë në vend. Ai theksoi se Partia Socialite i ka qëndruar angazhimit të saj për ligjet me 3/5, zgjidhjen e titullarëve të institucioneve të pavarura dhe do të jetë e angazhuar dhe në të ardhmen për reformën parlamentare dhe elektorale. Ndër të tjera dy bashkëbiseduesit u ndalën në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit, dhe domosdoshmërinë e projekteve konkrete në nxitje të këtij bashkëpunimi, sidomos për problemet e përbashkëta të vendeve.