Tiranë | Rama: Saliu me Rrugën e Kombit grabiti taksapaguesit shqiptar

Saturday, December 20, 2025

Rama theksoi se ishte një mbledhje konsultative e Kryesisë së re, prej së cilës u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur, pasi kjo mbledhje tha ai krijoi bindjen për zgjedhjen e drejtë nga Asambleja Kombëtare dhe konfirmoi garancinë e tyre për të punuar në fitoren e radhës. Më tej shefi i opozitës iu përgjigj deklaratave të Kryeministrit Berisha pas takimit me studentët nga Kosova duke thënë se, “E kam sfiduar dhe e risfidoj sërish Saliun, që të provoj me një dokument të vetëm që unë apo cilido nga eksponentë e PS-së të jetë shprehur kundër Rrugës së Kombit si projekt. Ndërkohë i them turp, turp, turp, që me Rrugën e Kombit ka grabitur të ardhurat e taksapaguesve shqiptar”. Sakaq Rama përsëriti vullnetin e Partisë Socialiste për tu dëgjuar dhe dakordësuar me të gjitha partitë e vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -