Tiranë | Rama rikonfirmon angazhimin e PS për reformat

selia-roze3

Kryetari i Partisë Socialiste, gjatë takimit rikonfirmoi angazhimin dhe vullnetin e Partisë që ai drejton, për të kryer reformat e kërkuara për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Njëkohësisht, Kryetari i PS shprehu shqetësimin për shkeljen e afateve për përfundimin e reformës zgjedhore dhe domosdoshmërinë për adresimin e çështjeve substanciale, si korrupsionin, ç’rrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, mosfunksionimin e gjyqësorit, problemet me median dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit falenderoi Partinë Socialiste për kontributin e dhënë për miratimin e ligjeve me 3/5 dhe rolin konstruktiv të opozitës. Duke vënë në dukje rëndësinë e miratimit të Planit të Veprimit për 12 pikat dhe rolin e luajtur nga opozita në këtë proces, Sannino theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të tij në afatet e caktuara dhe angazhimin e Bashkimit Europian për të monitoruar këtë proces. Në këtë takim, zoti Sannino shoqërohej nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, zoti Ettore Sequi dhe Shefi i Zyrës për Shqipërinë në Komisionin Europian, Vassilis Maragos.

Advertisement