Tiranë – Rama: realizojmë detyrat tona pavarësisht pengesave

Rama theksoi se kjo urë ishte pjesë e projektit për ndërtimin e Unazës së Re, projekt i cili u bllokua nga qeveria. “Ne shkojmë përpara pavarësisht pengesave dhe bllokimeve që na rrisin pasionin për t’i bërë gjërat. Ne sigurisht që i realizojmë detyrat tona pavarësisht pengesave që hasim”, tha Rama. Projekti për ndërtimin e urës së re është financuar me kredi të marrë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ajo ka një gjerësi 30 metër, dy kalime me gjerësi 11.5 metër secila, ndarje në mes me gjerësi 1 metër dhe dy trotuare në anë të saj me gjerësi 3 metër secili.

Advertisement