Tiranë – Rama, raporti i OSBE/ODIHR mbështet shqetësimet tona

Wednesday, December 17, 2025

Rama ka vlerësuar raportin e ndërkombëtarëve ku sipas tij ata kanë mbështetur shqetësimet socialistëve. “Duke lexuar raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit ne e vlerësojmë frymën e përgjithshme dhe rekomandimet e tij dhe argumentet e konkluzionet e bëra në këtë raport. Por ne të bazuar te ky raport analizojmë se gjendja e demokracinë në Shqipëri është kritike dhe se 28 qershori nuk i përmbushi ato standardet si një vend i NATO-s. Madje ne gjejmë në këtë raport një vlerësim konfirmues për analizat dhe qëndrimet tona lidhur me zgjedhjet” deklaroi Rama. “Partia Socialiste e vlerëson me mirënjohje edhe certifikimin në raport për rolin që kemi luajtur para zgjedhjeve elektorale dhe pas zgjedhjeve. Një kontribut që duhet të paraprinte një suksesi të zgjedhjeve në kuptimin e standardeve evropiane e demokratike për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ishim ne, Partia Socialiste, që ofruam konsensusin dhe që ofruam një bashkëpunim për atë infrastrukturës zgjedhore që përmendet në këtë raport si një pjesë e prekshme. Por në të njëjtën kohë jemi në që konfirmojnë se raporti si një përgjigje të drejtë për shqetësimin tonë lidhur se zgjedhjet që ishin të cenuara në thelbin e tyre. Në të gjithë ecurinë e leximit të raportit shprehet qartësisht ky cenim. Nga një lidhje e shtetit me pushtetin te pabarazia në garë te aksesi i pabarabartë i mediave tek kërcënimi i administratës dhe mbi të gjitha te procesi i keq i numërimit të votave” deklaroi më tej kreu i socialistëve. Rama shtoi më tej në konferencë se socialistët do të vazhdojnë të mbajnë qëndrim të kushtëzuar nga parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe kjo jo vetëm për zgjedhjet që ikën por për ato që do të vijnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -