Tiranë – Rama, qeveria ushtron presion ndaj qeverisjes vendore

Saturday, December 6, 2025

Duke folur për punën kolosale të Bashkisë në kryeqytet Rama, akuzoi qeverinë se po ushtron trysni të madhe ndaj punës të qeverisjes vendore, e cila nuk ka hapësirat e domosdoshme që i jep Kushtetuta. Kryebashkiaku deklaroi se transformimi që ka marrë Tirana është vetëm një pjesë e transformimit të vërtetë që do të pësojë Shqipëria pas zgjedhjeve të 28 qershorit. “Tirana do të duket ndryshe pas 28 qershorit, pasi e gjithë kjo punë kolosale realizohet në një trysni të jashtëzakonshme dhe një vështirësie të patregueshme për shkak të një qeverie injorante e cila nuk do, nuk di dhe nuk mund të bëjë më shumë për të bërë atë detyrë të domosdoshme që ky kryeqytet të funksionojë siç duhet dhe qeveria vendore e këtij të ketë hapësirën e domosdoshme që i jep Kushtetuta. Unë i siguroj të gjithë se ky transformim i madh i Tiranës është vetëm një pjesë e atij transformimi që do të shihet pas zgjedhjeve të 28 qershorit”- tha Rama. Rikonstruksioni në bllokun numër 51 në “Don Bosko” është një investim i Bashkisë së Tiranës dhe parashikon rehabilitimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit, sistemimin e kanalizimeve, ndriçimin rrugorë në të dyja anët e rrugës si dhe sheshet e parkimit publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -