Në letrën e tij, Rama thekson se Partia Socialiste e pranoi ofertën e bërë në darkën e Strazburgut, ndërkohë që mazhoranca nuk ka bërë asnjë lëshim. “Opozita ka lëvizur cilësisht në kërkim të zgjidhjes duke shkuar edhe përtej ofertës që ne vetë bëmë në darkën e Strasburgut. Në fund të bisedimeve që pasuan ne e pranuam pa ngurrim edhe atë që për ne ishte e pamundur në atë darkë, ndërsa pala tjetër e refuzoi kategorikisht siç refuzon tash 10 muaj çdo zgjidhje që garanton transparencën e kushtetutshmërinë”, shkruan Rama në letrën e tij dërguar dy kryetarëve të grupeve parlamentare në PE.