Tiranë | Rama: procesi u kthye në tryezën e kanibalizmit

alt

Një një dalje për mediat nga selia rozë, Rama deklaroi se nuk u mor drejtësia e kërkuar dhe se për këtë arsye, opozita do ti shkojë deri në fund betejës ligjore. “Kolegji nuk pati kurajon të shohë në sy të vërtetën, por nuk mbylli sytë përpara të vërtetës së manipuluar të KQZ-së. Sot u kthye procesi në tryezën e kanibalizmit të këtij komisioni”, tha Rama përpara gazetarëve. Më tej, Rama i mëshoi faktit se në kutitë e gabuara janë gjetur jo vetëm më shumë vota sesa zgjedhës por më shumë se sa terësia e votave të gjetura në kuti. Për këtë arsye, kjo parti do të kërkojë largimin e këtij pushteti, kjo si një arsye më shumë për të vijuar betejën, në të cilën kërkon një të drejtë të fituar publikisht. “Grabitësit mund të dhunojnë hapur për të vulosur humbjen si fitore, por ky popull nuk do t’i shohë ata si fituesit e 8 majit. Ne fituam në Tiranë dhe në të gjithë vendin, ndaj, ky proces është shembulli më i mirë për nevojën e largimit të këtij koalicioni hajdutësh”, ka përfunduar kryetari i PS, Edi Rama.

Advertisement