Tiranë – Rama premton zgjidhjen e cështjes së votës së emigrantëve

Lideri i opozitës ka premtuar se qeveria e re që do të vijë pas 28 qershorit do të zgjidhe cështjen e votës së emigrantëve. “E drejta e votës së emigrantëve është një cështje kyce. Ne do të realizojmë zgjidhjen e kësaj cështjeje për zgjedhjet e ardhshme”, ka pohuar Rama. Kreu i PS u ka bërë një apel shqiptarëve që jetojnë jashtë vëndit që të vijnë të votojnë më 28 Qershor. Madje Rama u kërkoi shqiptarëve të kapin telefonin dhe të lajmërojnë familjarët e miqtë e tyre që jetojnë jashtë të kthehen e të votojnë për këto zgjedhje parlamentare.

Advertisement