Tiranë – Rama: po përgatisim përshkallëzimin e protestave

Wednesday, December 10, 2025

Në një konferencë të posaçme për mediat, kryesocialisti Rama deklaroi se dokumenti i progres-raportit është një refuzim dramatik pasi Shqipëria humbi një tjetër tren për të mbërritur BE-në, si kandidate dhe për t’u ulur si anëtare në tryezën e Bashkimit Evropian. Shefi i selisë rozë shprehu shqetësimin e opozitës se problemet që ngre progres raporti nuk po analizohen siç duhet nga qeveria, pasi refuzimi i statusit kandidat për ato pika kyçe të mosfunksionimit të institucioneve, është një rast për të theksuar me forcë shqetësimin e madh që opozita e ka shprehur në lidhje me krizën politike në vend dhe ngjarjet që pritet të ndodhin në të ardhmen. Ne jemi të shqetësuar, tha Rama, për mënyrën se si qeveria e Shqipërisë adreson problematikën e këtij refuzimi, dhe në këtë pikë ai ritheksoi se qeveria ka dështuar, pasi ky arsyetim i refuzimit që bën qeveria përbën trajektoren më të shëmtuar të të parit të vërtetës, të bardhë në të zi. Shefi i selisë rozë përmblodhi disa nga kritikat e ashpra në progres raport, mbi të gjitha rreth mosfunksionimit demokratik të parlamentit, duke theksuar se “Parlamenti shqiptar është një institucion me problematikë të rëndë që drejtohet në mënyrë abuzive nga kryetarja e Kuvendit”. “Ne ndajmë të njëjtën pikëpamje me opinionin e KE-së për mosfunksionimin e parlamentit, por jemi të shqetësuar edhe për përpjekjen që e vërteta nuk po shihet ashtu siç duhet, dhe se parlamenti shqiptar është një institucion, që mishëron problematikën e rëndë të mosfunksionimit të demokracisë, përtej bojkotit nga opozita”, vlerësoi Rama. Rama duke shprehur mirënjohjen për Komisionin Evropian sqaron se “KE mendon se qeveria nuk ka patur vullnet për të pranuar kompromisin e ofruar nga opozita, andaj bëri thirrje se është ora për të parë të nesërmen me qëllim, që ky tren të jetë i fundit për Shqipërinë drejt BE-së”. Sipas Ramës kryeministri Sali Berisha duhet të lexojë dhe të pranojë ofertën e opozitës për të zgjidhur krizën politike, pasi nuk është opozita ajo që po mban politikën peng, por është qeveria ajo që keqqeveris vendin. Duke numëruar kritikat e raportit, që flasin për kulturën e pandëshkueshmërisë, mosfunksionimin e parlamentit, administratën e politizuar, korrupsionin e niveleve të larta dhe për problemin e madh të pronës, që sot sikundër bëri me dije kryesocialisti Rama përmblidhen të tëra së bashku, Rama theksoi se “kurrë s’do të donim t’i kishim para syve si shprehje të refuzimit të BE-së për t’i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë. “Europa i hap krahët shqiptarëve për të udhëtuar në hapësirën e saj dhe i mbyll derën Shqipërisë”, tha Rama, duke nënvizuar se nuk është opozita ajo që sjell keqqeverisjen, pasi keqqeverisja është atribut i qeverisë. Ai theksoi se progres raporti përshkruan besnikërisht problematikën, që ka sot Shqipëria dhe jep me realizëm të plotë mundësinë për gjetjen e zgjidhjes, që bazohet tek leximi i rezolutës së PE-së gërmë për gërmë dhe implementimi i saj gërmë për gërmë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -