Tiranë | Rama: papunësia sjell diskriminimin e grave dhe vajzave

Partia Socialiste organizoi një aktivitet kushtuar grave dhe vajzave, gjatë së cilës kryetari i kësaj partie Edi Rama, preku disa problematika, të cilat sipas tij kanë çuar në diskriminim e rolit të gruas në shoqërinë tonë. Rama cilësoi nivelin e lartë të papunësisë, si burimin kryesor të këtij këti diskriminimi. Gjithashtu ai vuri në dukje, numrin e lartë të vrasjes së grave, dhunën në familje, ku kryesisht gratë janë viktima të saj, problemin e sistemit të kontributeve shëndetësore, apo diferencën e trajtimit financiar të grave në raport me burrat. “Papunësia është ajo që mban gratë dhe vajzat, skllave në mjedise të vështira sociale, ndaj është detyrë e jona dhe e atyre, që fatmirësisht nuk janë viktima të këtij fenomeni, për shkak të statusit të tyre social, të japim mbështetjen tonë, përndryshe do të godasim shumë fort plagën shpirtërore të gjithë shoqërisë”, theksoi ndër të tjera Rama. “14 shkurti ,është një ditë simbol, për t’ju kujtuar të gjithëve, se vetëm duke e parë në sy këtë problem të madh, e duke u përpjekur të gjithë bashkë, mund të shërojmë hap pas hapi plagët e shoqërisë” , tha lideri socialist Rama.

Advertisement