Tiranë – Rama, opozita me popullin në protestë

Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë mbledhjes me grupin e deputetëve të Partisë Socialiste. “Jemi në një krizë jo të zakonshme, por të jashtëzakonshme”, u shpreh kreu i Partisë socialiste në fjalën e tij, duke shtuar se “për ndërkombëtarët kriza nuk është zgjidhur”. Ai theksoi se kriza ekonomike që ka përfshirë vendin, vjen si pasojë e krizës së zgjedhjeve të deformuara të 28 qershorit. Për Ramën, mungesa e transparencës së zgjedhjeve ka sjellë dhe mungesën e transparencës dhe në ekonomi dhe të ardhurat e shqiptarëve. Në këtë situatë kreu i PS-së ka theksuar se “i vetmi ilaç është transparenca, duke filluar aty ky është deformuar vullneti qytetarëve dhe ka filluar rënia e ekonomisë, në zgjedhjet e 28 qershorit”. Kreu i PS-së u është referuar dhe deklaratave të fundit të ndërkombëtare, kryesisht të grupit të majtë në Parlamentin Europian, që e kanë cilësuar situatën në vend si më të rënduar sesa më parë.

Advertisement