“Në votim krahasuar me qysh që nuk mbahet mend dhe jam i bindur që kjo ditë do të kujtohet gjatë si dita kur populli mori në dorë fatin e tij. Dua të theksoj se pavarësisht një sërë parregullsish dhe detajesh të papëlqyeshme të vëna re në pjesë të ndryshme të Shqipërisë në tërësi u realizua objektivi i garantimit të procesit i garantimit të qetësisë dhe normalitetit demokratik për qytetarët që vërshuan në masë drejt kutisë së shenjtë” tha Rama. Jam i kënaqur që në këtë pjesë të parë të procesit mbajtëm fjalën e dhënë duke mbrojtur procesin. Nuk mund të themi të paktën deri në këtë moment që policia e shtetit nuk ishte në lartësinë e duhur dhe kjo më gëzon. Ka mbaruar vetëm pjesa e parë e procesit dhe pjesa e dytë që fillon me rënien e errësirës është transporti i kutive të votimit është pjesa ku duhet përqendrim maksimal i policisë së shtetit dhe për ta garantuar transportin e kutive të votimit’ deklaroi më tej Rama. “Kemi zhvilluar një fushatë të fokusuar edhe te beteja e frikës se vota do të fotografohet se vota do të lexohet se vota do të deformohet nga presioni i pushtetit me sa duket e kemi fituar këtë betejë. Do të presimin vendimin e popullit shqiptarë në procesin e numërimit në rast se pala tjetër si kundër la të kuptohej do të ruaj qetësinë nuk do të thërrasë fitoren siç ka bërë më parë edhe ne do të respektojmë këtë qetësi duke kontribuar në një proces i cili duhet të shkojë deri në fund për të mirën e shqiptarëve që sot treguan se kërkojnë një ndryshim të madh dhe që sot i dha fuqi ndryshimit të madh duke marrë pjesë në mënyrë spektakolare në zgjedhje. Ne kemi të dhënat tona kemi një qendër operatore të standardeve ndërkombëtare e cila na ka treguar shumë gjatë gjithë kësaj dite por ne do të respektojmë domosdoshmërinë që ky proces të zhvillohet i qetë. Ne kemi shprehur në vazhdimësi atë që ka qenë më e rëndësishmja që jemi në ndjekje të procesit kemi ekspozuar vetëm një pjesë të vogël por jemi përpjekur që të ruajmë integritetin e këtij akti të madh që sot shqiptarët bënë duke shkuar në votim si asnjëherë më parë’ deklaroi më tej kreu i PS-së. “Nuk kam shpresë ka bindje por nuk jam këtu për të deklaruar fitoren” përfundoi Rama.