Tiranë | Rama me mësuesit: do kthejmë lirinë e profesionit të mësuesit

Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama, me rastin e 7 Marsit, priti në ambjentet e selisë rozë mësues nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit. Në qendër të bashkëbisedimit të kryesocialistit me mësuesit ishin çështje dhe problematika që shqetësojnë arsimtarët, si dhe programi politik që kjo forcë politike ofron për këtë komunitet. Mësuesit e pranishëm në takim, shprehën si shqetësim politizimin e sistemit të punësimit të arsimtarëve, pasi siç e cilësuan ato, përkatësia politike, është kthyer në kriter për punësimin ose përjashtimin e tyre nga puna. Ndërsa Rama nga ana e tij premtoi se, pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, roli i mësuesit do të ketë një rëndësi tjetër. Ai tha se, “Liria e profesionit të mësuesit, e cila është cënuar për arsye politike, do të kthehet falë platformës që PS-ja ka hartuar për arsimin”. Më tej, Rama foli për rëndësinë e bashkëpunimit mësues-prindër në shkolla, në funksion të një mësimdhënje sa më cilësore. “Në kuadër të programit për arsimin, ne do të të zhvillojmë një proçes rekrutimi të mësuesve duke bashkëpunuar me prindërit”, tha Rama. Ai vuri në dukje dhe nivelin e pakënaqshëm të trajtimit financiar të mësuesve, pasi siç u shpreh ai, “edhe pse janë rritur rrogat, fuqia blerëse ka rënë për shkak të çmimeve të larta, çka reflekton një nivel të ulët ekonomik, me të cilin përballen mësuesit, por dhe gjithë shoqëria.

Advertisement