Tiranë – Rama, mbrojmë vlerat e demokracisë

Rama ka deklaruar se vendimi i bojkotit të zgjedhjeve është një vijim i natyrshëm i rrugës së deritanishme të ndjekur nga opozita për të mbrojtur vlerat e demokracisë. “Është rruga e domosdoshmërisë jetike e popullit opozitar për të mbrojtur lirinë, demokracinë, votën, si një liri dhe e drejtë që s’mund të tjetërsohet, shkelet, transferohet e deformohet. Në këtë rrugë jemi shumë të vendosur pasi është një proces që ka të bëjë me një demokraci të kapur peng e të futur në krizë në të gjitha funksionet e saj”, u shpreh Rama. Sipas tij, këto janë interesat e një populli të tërë i cili në vitin 2009 s’mund të merret peng nga një pushtet familjar.

Advertisement