Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një konference për shtyp me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Giovani Pitella. Rama tha se pas takimit me Pitellën, mori mbështetjen e tij për liberalizmimin e vizave. “Ne shkëmbyem edhe pikëpamjet për krizën, për faktin se ajo po shtohet në vend që të ishte zgjidhur”, tha Rama. Lidhur me qëndrimin e Partisë Socialiste për zgjidhjen e saj, Rama tha “socialistët nuk kërkojnë ndryshim të rezultatit, por transparencë”. “Ndaj ne kemi ftuar shqiptarët në protestë. Protesta ka filluar. Ky muaj do jetë një muaj protestash që nuk do vlerësohen nga numri i pjesëmarrësve, por nga përfshirja e qytetarëve në ngritjen e çështjeve jetike që lidhen me atë që gjendet në kutitë e votimit. Në 30 prill ne do bëjmë protestën e madhe qytetare, ku protestohet edhe për krizën ekonomike”, theksoi ai.