Gjatë fjalës që ka mbajtur në konferencën “Shoqëritë progresive në Ballkan”, e cila organizohet nga Partia Socialiste Evropiane dhe zhvillohet në Sarajevë, Rama tha se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për shqiptarët. Në këtë kuadër, ai kërkoi dhe mbështetjen e Partisë socialiste Evropiane që ky akt të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur në kohë. Kreu socialist, Edi Rama, është i shoqëruar edhe nga sekretarja ndërkombëtare, Arta Dade e deputetët Ditmir Bushati e Arben Ahmetaj, ndërsa në këtë aktivitet marrin pjesë edhe përfaqësues të LSI-së.

Advertisement