“Duam një president konsensual, duam një president që të mishërojë unitetin kombëtar në sfida të mëdha për shqiptarët, jo vetëm si shtet, por dhe si komb, duam një president që të garantojë kushtetutën dhe institucionet dhe t’i japë një hov të fuqishëm Shqipërisë në rrugën e provimit në vjeshtë në Bruksel, duam një president të paanshëm. Nuk do të pranojmë asnjë kandidat nga Partia Demokratike dhe nuk synojmë të imponojmë asnjë emër nga Partia Socialiste”, deklaroi Rama para deputetëve socialistë. “Mesazhi ynë për të gjithë publikun është ky: duam një president për të gjithë ju dhe për këtë do të komunikojmë me çdo forcë në parlament dhe do të mundohemi deri në fund”, tha kreu i PS-së.


