Tiranë | Rama: kandidatura e Nishanit, e papranueshme

rama

Sipas kreut të PS-së, kandidatura e tërhequr u refuzua nga opozita në takimin e djeshëm dhe siç tha ai, “nuk kishte asnjë mundësi, për plotë arsye, që ne t’i jepnim mbështetje”. Ai konfirmoi se, PS nuk do të japë konsensus as për kandidaturën e Bujar Nishanit, të propozuar më pas nga shumica. “Është e paarsyeshme dhe e papërfytyrueshme që një ministër të bëhet president dhe një president të kthehet në ministër, në një moment delikat si ky, që dikton në emër të interesit kombëtar dhe të ardhmërisë europiane të Shqipërisë. Si mund të kalohet drejt një kandidature që është mishërim i një pale të vetme, si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shumë se sa Partinë Demokratike dhe nuk përbën asnjë lloj baze për të krijuar kushtet për konsensusin minimal dhe jo për atë maksimal, që është ajo që ne kërkojmë për interesin kombëtar”, u shpreh kryetari i PS-së.

Advertisement