Në fjalën e tij kreu i Bashkisë Rama ka theksuar se Bashkia ka bërë të mundur përmirësimin e hapësirave të gjelbërta të kryeqytetit dhe ky segment i ri krijon hapësirë publike për qytetarët. “Kjo është një periferi e integruar me kryeqytetin”, theksoi Rama duke shtuar se hapësirat do të krijojnë një cilësi të re për mjedisin.


